Flash

I gjejnë armë në makinë, arrestohet 23-vjecari në Lezhë

Lapsi.al 5 October 2019
I gjejnë armë në makinë, arrestohet 23-vjecari në

Nje 25 vjecar eshte vene ne pranga ne aksionin policor ne Lezhë – Kurbin, për rritjen e parametrave të sigurisë, me kontrolle në akse rrugore, në zona urbane dhe rurale. Sekuestrohen drogë, armë, municione dhe dylbi nate.

Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, gjatë natës, kanë ushtruar kontrolle ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin E.H. N25 vjeç, banues në Milot – Kurbin.

Ai akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Ndersa eshte proceduar penalisht shtetasi Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Te dy te rinjte janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Rritet numri i refugjatëve në Greqi

Në ishujt e Greqisë numri i refugjatëve po rritet. Kjo tregon sa e paplotë është politika e BE-së ndaj azilkërkuesve, thotë Jens Thurau. Kujtdo që dëshiron t...

08:00

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI