Flash

Pasoi Qaton në krye të ARRSH-së, jep dorëheqjen drejtoresha Vjero

Lapsi.al 3 October 2019
Pasoi Qaton në krye të ARRSH-së, jep dorëheqjen drejtoresha

Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Vasilika Vjero ka paraqitur dorëheqjen. Vjero u emërua në këtë detyrë më datë 20 shtator, pas dorëheqjes së pararendëses së saj Sonila Qatos.

Drejtoresha e re e ARRSH-së e dorëhequr së fundmi, ka shërbyer më parë si kreu i Tatimeve Vasilika Vjero, si edhe si drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Lajmi është bërë i ditur nga burime jozyrtare të ARRSH-së, institucionit që është vënë në qendër të sulmeve, pas anulimit të lotit të shtatë të “Kardhiq-Delvinë” dhe përplasjeve me kompaninë “Gjoka Construction” për rrugën e “Arbrit”.

Hetimet për këtë aks nacional u hapën pak javë më parë, si pasojë e dy kallëzimeve të ndërsjellta mes Qatos dhe të kompanisë “Gjoka Construction”. Qato denoncoi pranë Krimeve të Rënda firmën e lartpërmendur duke e akuzuar për falsifikimin e dokumenteve gjatë paraqitjes procedurës së tenderimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Ish-kreu i ARRSH-së ngriti pretendimin se “Gjoka Construction” ka paraqitur dokumente të falsifikuara ku figuronte sikur punimet në rrugën e Arbrit kishin përfunduar. Nga ana tjetër, “Gjoka Construction”, dorëzoi padi përmes avokatit mbrojtës duke arsyetuar se ishte skualifikuar nga gara për të favorizuar një firmë tjetër.

Përplasja me kompaninë “Gjoka” u bë shkak i dorëheqjes së Qatos, e cila në një postim në llogarinë e saj në “Facebook” deklaronte se nuk përballonte dot akuzat që i janë bërë, duke u shprehur e gatshme që të punojë kudo tjetër, duke vendosur eksperiencën e saj në shërbim të shtetit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI