Flash

Trafikoi 613 kg kokainë, lidhet në burg Arbër Çekaj

Lapsi.al 21 September 2019
Trafikoi 613 kg kokainë, lidhet në burg Arbër Çekaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë "Arrest me burg" për Arbër Çekajn.

Para trupës gjykuese, ai tha se nuk ka lidhje sasinë prej 613 kg drogë të gjetur në kontenierët e firmës së tij në portin e Durrësit.

"Nuk kam lidhje me drogën në kontenierë,"-mësohet të ketë thënë Çekaj.

Ndërkohë avokati i tij shtoi se policia duhet të kishte kontrolluar kontenierin pasi të dilte nga magazina.

"Policia dhe Prokuroria nuk duhet të kishin ndërprerë operacionin në mes. Kontejneri duhet të ishte kontrolluar pasi të dilte nga magazina. Arbër Çekaj kishte porositur banane, të cilat janë certifikuar nga firma si të pastra. Kërkojmë revokimin e masës pasi nuk është e drejtë.", tha avokati i Cekajt.

Ekstradimi - Pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë u ekstradua të enjten në vendin tonë (19 shtator).

Ai zbriti nga shkallët e avionit, i veshur me një triko të kuqe dhe xhinse te zeza.

Me pranga në duar ai u mor në dorëzim nga efektivë të policisë shqiptare dhe nga aty u transportua me furgonin e policisë drejt burgut 313 në kryeqytet.

39-vjeçari akuzohet për trafikim të narkotikëve.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, makina godet të riun

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Policia ka dhënë një informacion paraprak për ngjarjen Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një ...

09:39

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI