Flash

Anija shqiptare shpëton 111 emigrantë në Egje

Lapsi.al 21 September 2019
Anija shqiptare shpëton 111 emigrantë në Egje

Anija shqiptare Oriku dhe ekuipazhi i saj, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë zhvilluar një mision në detin Egje, ku kanë bërë të mundur shpëtimin e 111 emigrantëve.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje.

111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.

Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke.”-shkruan Xhaçka në postimin e saj.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, makina godet të riun

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Policia ka dhënë një informacion paraprak për ngjarjen Rreth orës 08:30, në Ishull Lezhë, ka ndodhur një ...

09:39

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI