Flash

Përgjegjës për kanabizimin e vendit? Tahiri: Gjykata pati shantazhe dhe kërcënime

Lapsi.al 20 September 2019
Përgjegjës për kanabizimin e vendit? Tahiri: Gjykata pati

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në TVSH foli për dënimin me 3.4 vjet me shërbim prove nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda që e shpalli fajtor për “shpërdorim detyre”.

Tahiri u shpreh se vendimi ndaj tij është marrë nën shantazh e kërcënime të një pjese të interesuar të politikës. Ai shtoi se nuk është një njeri i prapaskenave, por i drejtpërdrejtë dhe beson se vendimi i dhënë ka qenë me sforco.

“Vendimi ndaj meje ka qenë i sforcuar. Ky vendim u mor nën shantazh e kërcënime. Unë nuk merrem as me shantazhe dhe as me kërcënime. Nuk kam njeri i prapaskenave, sepse po të isha i tillë nuk do isha këtu ku jam dhe nuk do kisha arritur aty ku kam arritur”, - deklaroi Tahiri.

I pyetur nëse ndjen përgjegjësi për kanabizimin e vendit, Tahiri theksoi se kjo nuk ka logjikë.

“Me këtë logjikë i bie që Koço Kokëdhima të ishte në burg që para 3 vjetëve, i bie që Sali Berisha të ishte në burg që linte Lazaratin, i bie që ministri aktual i Brendshëm të jetë në burg se në Shqipëri ka kanabis. Unë rezervohem të flas për vendimin e Gjykatës pasi nuk e kam lexuar” – tha Tahiri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI