Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në dalje për mediat do të shpjegojë të vërtetën e tij.
Saimir Tahiri: "Nuk është më e reja për ju dhe asnjë njeri sesi kaluan dy vite dhe sesi pas dy vitesh hetimesh nga prokuroria e Krimeve të Rënda për akuza edhe më të rënda sesa vetë emri i Prokurorisë, karroca e prishur e dyshimeve mbi mua ndaloi në stacionin e parë.
Dy vite hetime brenda prokurorisë dy vete gënjeshtra brenda dhe jashtë prokurorisë, dhe unë për dy vite me radhë heshta përballë të gjitha akuzave, të gjitha gënjeshtrave për të respektuar drejtësinë jo se nuk di të flas dhe për ta çuar kurrë gjyqin para drejtësisë. Tek gjyqi i tavolinave apo tek gjyqi i mediave sesa kam besuar që ditën e parë që nuk duhet të ishte gjyq popullor, por një gjyq shembullor i drejtësisë.
E bëra këtë duke ditur sakrificën shumë të madhe të kujtdo që do të donte të më besonte qoftë edhe për një minutë të vetme. Dhe duhet të sakrifikoja padiskutim përballë lumit shumë të madh të akuzave dhe gënjeshtrave që binin mbi kurrizin tim dhe të po të llogarisësh e të shtosh këtu sa gazetarë kanë shfrenuar fantazinë e tyre për mua me akuza dhe shpifje, dhe sa analistë kanë nxjerrë konkluzione e gënjeshtra për mua. Heshtja ime sigurisht bëhej çdo ditë edhe më rëndë. Unë heshta i bindur dhe e bëra vetëm në respekt të drejtësisë. E kisha shumë kollaj të mbaja mandatin e deputetit, e lashë vullnetarisht.
E kisha kollaj ta mbaja mandatin dhe të rrija në parlament gjatë gjithë kohës edhe të shfrytëzoja politikën përballë akuzave që mu bënë, fundja siç kanë bërë të tjerë para meje pa asnjë përjashtim. E theksoj pa asnjë përjashtim, të gjithë ata para meje. Kanë ndenjur në Parlament ndonëse janë akuzuar për vjedhje, për vrasje, kanë mbajtur imunitetin e tyre dhe nuk janë përballur me drejtësinë por janë fshehur drejtësisë, unë nuk e bëra këtë.
Bëra të kundërtën, lashë mandatin e deputetin, ndërpreva çdo aktivitet politik i bindur se çdo drejtësi në sqetullën e politikës vetëm drejtësi për mua nuk do të ishte. Dhe vazhdoj ende sot të besoj se është më mirë rreziku nga padrejtësia sesa drejtësia që të bën politika. Ku radha e servilëve dhe e shushunjave vetëm shtohet, shtohet dhe shtohet e të gjitha bashkë në kurriz të popullit. U përballa si qytetar i thjeshtë me të gjithë, me politikën dhe drejtësinë. Edhe me ata ca që heshtnin a thua se unë nuk kisha jetuar kurrë, dhe me ata ca të tjerë që nuk mu ndanë nga fyti që nga dita ime parë në politikë dhe mirë kanë bërë. Unë besoj se burrat dallohen nga cilësia e armiqve që kanë."