Flash

"Jo me Gjiknurin kryetar...", reagon ish-ministri: Gati të largohem nga Komisioni i Reformës Zgjedhore

Lapsi.al 19 September 2019
"Jo me Gjiknurin kryetar...", reagon ish-ministri: Gati të

Ish-ministri i Energjitikës dhe i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se do të rishikojë pozicionin e tij në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Kërkesë e opozitës absurde megjithatë unë jam i gatshëm ta rishikoj pozicionin tim pas konsultimeve me PS. Unë nuk jam i dënuar nga asnjë gjykatë. Isha ideatori i nismës që opozita jashtë parlamentare të kishte vendin e vet në komisionin e reformës… Jam gati të largohem nga Komisioni i Reformës.”- është shprehurpër mediat Gjiknuri, kryetari aktual i Komisionit të Reformës.

Kjo deklaratë e tij vjen pas komentit të djeshëm të kryedemokratit Lulzim Basha ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama, për uljen në një tryezë të përbashkët në funksion të realizimit të Reformës Zgjedhore.  “S’mund të fshihemi pas letrave, flet-rrufeve publike apo kërkesave të pa sinqerta. Apo provokimeve të rënda sic ai i ftesës nga Damian Gjiknuri i dyshuari kryesor i dosjes 184. Pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë dhe bashkëpunimit të kësaj qeverie me krimin mund të vendosë bazën për daljen nga kriza dhe një reforme zgjedhore bashkë me një reformë politike.”- shprehej Basha.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI