Flash

Pronat/ Ish-deputetët takim me delegacionin e "Venecias", Tabaku: Qeveria po shkel të drejtat e pronarëve

Lapsi.al 19 September 2019
Pronat/ Ish-deputetët takim me delegacionin e "Venecias", Tabaku:

Pas përfundimit të takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias për çështjen e pronave, ish-deputetët Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi bënë një dalje publike, ku dhanë detaje lidhur bashkëbisedimit në fjalë.

Tabaku u shpreh se ligji i kthimit të pronave është antikushtetues, si edhe një grup tjetër ligjesh që bien ndesh me të drejtën e  pronarëve, "ku prona publike dhe ajo private mbeten në duart e Ramës", i cili sipas saj i shpërndan bazuar në interesat vetjake. “Qeveria që nga 2013 e këtej po shkel të drejtat e pronarëve dhe po harton ligje me norma të paprecedenta. Shqetësimi jonë mbetet e drejta për të respektuar pronarin, diskutuam mundësi se si mund të zgjidhet”, tha Tabaku.

Ndërsa, ish-deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Bylykbashi, nënvizoi se eliminimi i Gjykatës Kushtetuese është i qëllimshëm, për t'iu mos u dhënë mundësinë e ankimimit pronarëve, pronat e të cilëve u jepen oligarkëve. "Qeveria nuk kthen më prona nuk kompenson, ka rishpronësuar pronarët. Ajo që ne bëmë të qartë  është që ky proces vë në pikëpyetje titujt e pronarëve dhe ka për qëllim të marrë prona dhe këto prona t’u jepen oligarkëve. Fikja dhe eleminimi i Gjykatës Kushtetuese është i qëllimshëm, që pronarët të mos kenë mundësi të ankohen në Gjykatë. Ajo që bëmë të qartë është që kur PD të kthehet në pushtet, do t'u kthejë të drejtat pronarëve.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI