Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për marrjen e vendimit lidhur me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Instanca e gjykimit pritet të komunikojë vendimin final për Tahirin sot pasdite në orën 16:00.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin, pretencë që nëse do të pranohej, do të reduktohej në 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.