Flash

Në kërkim për mashtrim e armëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 14 September 2019
Në kërkim për mashtrim e armëmbajtje pa leje, dy të

Dy persona të kërkuar për mashtrim dhe armëmbajtje pa leje janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Unifromat blu raportojnë se në pranga ranë:

-25-vjeçari me iniciale M. E., banues në Tiranë. Ndaj tij Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit ''Arrest me burg'', për veprën penale ''Mashtrim''.

- 39-vjeçari me iniciale A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Të këshilluara

Tërmet 3.5 ballë, epiqendra në Bulqizë

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, ka goditur veriun e Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 12...

09:44

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI