Flash

Lufta kundër informalitetit, procedohen penalisht 6 zyrtarë në Dibër

Lapsi.al 14 September 2019
Lufta kundër informalitetit, procedohen penalisht 6 zyrtarë në

Lufta kundër informalitetit ka vënë në pranga 6 zyrtarë në qytetin e Dibrës.

Mësohet se është proceduar penalisht ish-drejtori i ALUIZNI-t në Drejtorinë Rajonale të Dibrës, shtetasi N. K 56 vjeç.

Po ashtu nën hetim është vendosur përgjegjësi i sektorit të ALUIZNI-t në këtë qytet. “N.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

E.M, 37 vjeç, banues në Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit në mbrojtjen dhe administrimin e territorit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që katër zyrtarët e tjerë janë ish-drejtues të Qendrës Balneare Dibër.

“Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor kundër informalitetit, evazionit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës dhe evazionin fiskal.

Shpërdorojnë detyrën me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, procedohet penalisht ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Ndër të proceduarit edhe ish drejtues të Qendrës Balneare Dibër.

Nën hetim 6 shtetas.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në kuadër të masave të marra kundër informalitetit, kanë finalizuar një tjetër operacion policor, ku si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit:

N.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjensisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

E.M, 37 vjeç, banues në Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit në mbrojtjen dhe administrimin e territorit.

Po në kuadër të masave kundër informalitetit, u proceduan penalisht shtetasit:

I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

I.V, 52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës, Qendra Balneare Dibër.

S.K, 35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes, Qendra Balneare Dibër.

E.M, 27 vjeç, të gjithë banues në Dibër, ish Financier, Qendra Balneare Dibër.

Këta shtetas duke qenë të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër, dyshohet se me veprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin, kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes, në bonuse transporti si dhe kanë shmangur nga taksimi mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së).

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme”, thekson Policia e Shtetit.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Nje aksident i rende me pasoje vdekje ka ndodhur kete mengjes në aksin rrugor Tiranë – Durrës. Nje makine tip Toyota, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentu...

09:01

Meta: Rama provokoi përplasje në 30 qershor

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur sërish për përpjekjet e tij për të qetësuar situatën dhe për të hapur një mundësi që zgjedhjet të bëheshin me opozitë...

21:56

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në  aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur "Qafa e Toblit". Një mjet tip kamion, i cili kishte në rimorkio ...

20:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI