Flash

Mediu: Po e them troç. Isha kundër djegies së mandateve

Lapsi.al 13 September 2019
Mediu: Po e them troç. Isha kundër djegies së mandateve

Aleati i Lulzim Bashës, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha në emisionin “Provokacija” se ka qenë kundër djegies së mandateve të opozitës, pasi në këndvështrimin e tij kishte disa rrugë për të mos arritur te ky Parlament i turpshëm.

“Po e them troç, nuk ka qenë një veprim i drejtë që në fillim. Por kush është rezultati? Është ky Parlament që shohim sot. Seanca e turpshme e djeshme. Pse e lejuam ne këtë? Ne duhet të dinim si ta linim parlamentin vetëm me mazhorancën që të mos plotësoheshin vendet… për të mos ardhur në këtë rrugë tragjikomike.

Parlamenti ishte një institucion që opozita duhet ta shfrytëzonte në maksimum. Unë bëj debatin brenda opozitës, por kur marrin vendim, debati im mbaron aty. I kam sugjeruar Bashës që të bënim deklaratë me listë që të gjithë deputetët të firmosnin në listë djegien e mandateve, por ne i lamë hapësirë Ramës që të vepronte në mënyrë të paligjshme”, - tha Mediu.

Ai thekson se ka pasur diskutime në lidhje me djegien e mandatave, dhe veçon si më të pjekur mendimin e ish-kryeministrit Berisha.

“Qëndrimi më i pjekur ishte i Berishës që tha se ndërkombëtarët nuk do e pranojnë këtë qëndrimin tonë. Do jetë e vështirë kjo mund të na çojë në sukses të menjëhershëm, ose në probleme shumë të mëdha. Dhe mendoj që këtu ka shumë për të analizuar”, - tha Mediu.

Të këshilluara

Meta: Rama provokoi përplasje në 30 qershor

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur sërish për përpjekjet e tij për të qetësuar situatën dhe për të hapur një mundësi që zgjedhjet të bëheshin me opozitë...

21:56

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në  aksin rrugor Krumë- Kukës, në vendin e quajtur "Qafa e Toblit". Një mjet tip kamion, i cili kishte në rimorkio ...

20:41

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI