Flash

Tiranë, 22-vjeçarit i gjendet në makinë armë e lëndë narkotike

Lapsi.al 14 September 2019
Tiranë, 22-vjeçarit i gjendet në makinë armë e

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me armë zjarri, armë të ftohtë dhe lëndë narkotike

I riu me iniciale R. D., banues në Tiranë u kap ndalua në rrugën “Teodor A. Ipen” dhe gjatë kontrollit të mjetit ju gjet një çantë krahu me sendet e paligjshme.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në sediljen e parë të mjetit të 22-vjeçarit R. D., u konstatua një çantë krahu, brenda të cilës ndodheshin: një armë zjarri pistoletë “Glock Austria” me një krehër me dhjetë fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabisi e ndarë në doza që u sekuestruan,"-raporton policia.

Policia gjithashtu sekuestroi mjetin dhe një aparat celular.

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”dhe "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike".

Të këshilluara

Tërmet 3.5 ballë, epiqendra në Bulqizë

Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, ka goditur veriun e Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 12...

09:44

Aksident me vdekje në Durrës

Nje aksident i rende me pasoje vdekje ka ndodhur kete mengjes në aksin rrugor Tiranë – Durrës. Nje makine tip Toyota, me drejtues F.H., 47 vjeç, ka aksidentu...

09:01

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI