Flash

"E kemi një ide"/ Verdikti i "Venecias" për Metën del më 11 tetor

Lapsi.al 11 September 2019
"E kemi një ide"/ Verdikti i "Venecias" për

Ekspertët e Delegacionit të Komisionit të Venecias do të paraqesin më 11 tetor opinionin e kërkuar nga Komisioni Hetimor në lidhje me kushtetutshmërinë e vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm informacione për të krijuar opinionin që do të jetë gati deri më në 11 tetor”, tha në fund të takimit drejtuesi i delegacionit, Kaarlo Tuori.

Pas përmbushjes së agjendës së ngjeshur të takimeve me zyrtarë të vendit, në kuadër të misionit faktmbledhës, Delegacioni i “Venecias” do të kalojë në fazën e dytë që parashikon verifikimin e kushtetueshmërisë së dekretit të Metës.

Më pas, në një sesion plenar të parashikuar për t’u mbajtur më 11 tetor, pritet që Komisioni i Venecias të publikojë raportin, ku do të jepet opinioni i kërkuar për çështjen në fjalë.

Megjithatë, edhe nëse nisma për shkarkimin e Metës do t’i nënshtrohet votimit në Kuvend, duke u miratuar me 94 votat e nevojshme, ky nuk do të jetë hapi fundor. Hallka vendimmarrëse përfaqësohet nga Gjykata Kushtetuese.

Të këshilluara

Itali, kapet me drogë i riu shqiptar

Policia italiane në Piacenza ka vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi u kap me rreth 1 kg marijuanë gati për ta shitur. Sipas mediave italiane, ditët e fun...

19:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI