Flash

Shkarkimi i Metës/ Ekspertët e "Venecias" takim me anëtarët e Komisionit Hetimor

Lapsi.al 11 September 2019
Shkarkimi i Metës/ Ekspertët e "Venecias" takim me

Ekspertët e delegacionit të Venecias po zhvillojnë një takim me anëtarët e Komisionit Hetimor, të ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Pas përmbushjes së kësaj agjende të ngjeshur takimesh me zyrtarë të vendit, në kuadër të misionit faktmbledhës, Delegacioni i “Venecias” do të kalojë në fazën e dytë që parashikon verifikimin e kushtetueshmërisë së dekretit të Metës.

Më pas, në një sesion plenar të parashikuar për t’u mbajtur më 11 tetor, pritet që Komisioni i Venecias të publikojë raportin, ku do të jepet opinioni i kërkuar për çështjen në fjalë.

Megjithatë, edhe nëse nisma për shkarkimin e Metës do t’i nënshtrohet votimit në Kuvend, duke u miratuar me 94 votat e nevojshme, ky nuk do të jetë hapi fundor. Hallka vendimmarrëse përfaqësohet nga Gjykata Kushtetuese.

Të këshilluara

Itali, kapet me drogë i riu shqiptar

Policia italiane në Piacenza ka vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi u kap me rreth 1 kg marijuanë gati për ta shitur. Sipas mediave italiane, ditët e fun...

19:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI