Flash

A do të krijojë parti të re? Flet Rudina Hajdari

Lapsi.al 7 September 2019
A do të krijojë parti të re? Flet Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari është e mendimit se mjedisi politik shqiptar aktualisht nuk ofron momentin e përshtatshëm për krijimin e një partie të re, ndonëse nuk e ka përjshtuar mundësinë e formimit të një force nën drejtimin e saj. ”Nuk është një gjë e lehtë të thuash të formoj një parti politike, siodomos në ambientin shqiptar. Duhet menduar mirë nëse shkoj drejt asaj rruge, por nuk e përjashtoj këtë opsion. Nuk kam frikë nga kjo gjë dhe besoj se nuk është momentin i duhur për formimin e një partie tjetër.”- është shprehur Hajdari në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” në televizionin “News 24”.

Më tej, Hajdari ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, duke rrëzuar opsionin e zgjedhjeve të parakohshme si një rrugëdalje nga ngërçi. Sipas kryetares së grupit parlamentar të demokratëve, me rëndësi parësore është adresimi i reformës zgjedhore.

Reforma zgjedhore do të bëhet një detyrim ndërkombëtar dhe kjo i vë një vulë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur krizën. Kjo nuk bëhet për ne, por për publikun shqiptar. Mendoj se ajo që është e rëndësishme është produkti që do të arrijë Komisioni i Reformës zgjedhore. Nuk mendoj se është etike se një grup parlamentar të shpreh idenë e tij se cili sistem është më i drejtë e  cili jo. Në këtë debat publik duhet të përfshihen të gjithë: ekspertë, shoqërinë civile dhe të na thonë se ku janë mangësitë dhe cilat janë opsionet e tjera dhe të shikojmë me vëmendje se cili do të ishte një sistem se cili është më i përshtatshëm.”- ka thënë ndër të tjera Hajdari.

 

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Tiranë

Një person është gjetur pa jetë rreth mesditës së sotme në “Rrugën 5 Maji”, në Tiranë. Dyshohet se viktima është punëtor ndërtimi, i cili mund të ketë rënë n...

13:31

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI