Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në Tiranë në rrugën 5 Maji. Mësohet se viktima është J.M. 66 vjecc i cili ka qenë dke punuar në një objekt ndërtimi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ku 66 vjeccari ka gjetur vdekje të menjëhershme pas goditjes që ka marë në kokë.
Policia ndodhet në vendnjgjarje dhe po punon për zbardhjen e detajeve.
Njoftimi i policisë
Tiranë/ Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim, shtetasi J. M. 66 vjeç, dyshohet se ka humbur ekulibrin, dhe pêr pasojë ështê dëmtuar në kokë, duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.