Flash

Goditet një grup prositucioni në Itali, pranga për shqiptarin

Lapsi.al 2 July 2019
Goditet një grup prositucioni në Itali, pranga për shqiptarin

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një grup kriminal në fushën e prostitucionit në Itali. Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale si shfrytëzim prostitucioni, kërcënim, favorizim i krimit, si dhe kërcënime të rënda.

Për rastin u arrestua Rudolf Pengili, i njohur si “Rudy” ose “Il Pelato”, i lindur në 1972 në Shqipëri. Tre anëtarët e tjerë të bandës së prostitucionit janë rumunë dhe arresti i tyre është kryer në Rumani dhe Gjermani. Në total për këtë rast janë referuar materialet gjyqësore kundër 19 personave.

Hetimet nisën në vitin 2015, kur një grua rumune u ankua në policinë italiane se ishte kërcënuar dhe përdhunuar nga një bashkëkombas. Ajo u shpreh se ai donte të përfitonte nga aktiviteti i saj. Pas kësaj, policia italiane filloi hetimet deri në shuarjen e bandës kriminale.

Të këshilluara

Gjykata e Apelit lë në burg Florenc Çapjan

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Elbasan për Florenc Çapjan, duke e lënë në "arrest me burg". Në seancën...

17:01

ide

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI