Ashtu si në kohën e diktaturës, mbështetësit e Partisë Demokratike në Tiranë, kanë zgjedhur që të çojnë saze në qendrën e votimit në njësinë nr.8.
Një person që i binte klarinetës, bashkë me kolegët e tij, kanë kënduar këngë popullore, teksa disa qytetarë ishin duke votuar në shkollën “Partizani”.
Në kohën e diktaturës votimi ishte një festë, ku kishte saze, këngë e valle. Mbështetësit e PD-së kanë simbolizuar diktaturën ditën e sotme, duke qenë se në zgjedhje nuk merr pjesë opozita, por vetëm mazhoranca.
Edhe në disa qendra të tjera votimi në Tiranë janë parë saze.