Mbrëmjen e sotme, gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit për kapjen e një personi, u dhunua gazetari i News 24, Enver Doçi, i cili po filmonte në atë moment me celularin e tij.
Policia e Shtetit, reagoi me anë të një deklarate pas incidentit, duke kërkuar ndjesë ndaj gazetarit Doçi si dhe duke premtuar se nuk do të përsëritet më një situatë e tillë.
Video e mëposhtme është marrë prej gazetarit Enver Doçi, i cili po filmonte aksionin e policisë.
[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-29-at-11.51.58-PM.mp4"][/video]