Flash

Policia e Shtetit reagon pas dhunimit të gazetarit Enver Doçi: I kërkojmë ndjesë

Lapsi.al 29 June 2019
Policia e Shtetit reagon pas dhunimit të gazetarit Enver Doçi: I

Policia e Shtetit ka reaguar pas dhunimit në Dibër të gazetarit të News 24, Enver Doçi. Sipas policisë, ditën e sotme në mbrëmje është arrestuar një person me precedentë të shumëfishtë penal dhe aksioni i ndërmarrë ka qenë kompleks. Nisur nga situata e tensionuar, "një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin", shfajësohet Policia e Shtetit në deklaratën e saj.

Më tej, Policia e Shtetit ka kërkuar ndjesë ndaj gazetarit, duke premtuar se një ngjarje e tillë nuk do të përsëritet më pavarësisht situatës.

"Policia e Shtetit ka ndaluar sot në mbrëmje në Peshkopi një person me precedente të shumëfishtë penale, ndaj edhe aksioni i ndalimit ka qenë kompleks.

Nisur nga të dhënat e marra në rrugë operacionale, operacioni ishte me risk të shtuar.

Në kushtet e këtij aksioni të zhvilluar në një situatë të tensionuar, një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është treguar i pakujdesshëm duke shtyrë një gazetar teksa po filmonte me celular operacionin.

Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këtë incident duke i kërkuar ndjesë gazetarit të TV "News 24".

Ky akt i pakëndshëm erdhi si rezultat i aksionit të zhvilluar nën tension dhe pamundësisë së punonjësit të Policisë për të identifikuar në kohë të shpejtë gazetarin.

Pavarësisht situatës së krijuar, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët dhe gazetarët se është në shërbim të tyre dhe ndodhi të tilla nuk do lejohen të përsëriten, pavarësisht arsyeve dhe situatave", shkruhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

Basha thirrje qytetarëve: Bojkotoni votimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë deklaratës së tij nga selia e PD, është shprehur se qytetarët duhet të bëjnë një qëndresë dinjitoze duke boj...

22:20

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI