Flash

Dekreti i Metës/ Ministri: PS nuk kthehet pas. Pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykata Kushtetuese

Lapsi.al 22 June 2019
Dekreti i Metës/ Ministri: PS nuk kthehet pas. Pas Zotit, në

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka shprehur në emër të Partisë Socialiste gatishëmrinë për të ribërë zgjedhjet vendore të 30 qershorit, vetëm nëse Gjykata Kushtetuese që pritet të jetë funksionalë së afërmi, do të vendosë  për legjitimitetin e dekretit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin e datës së zgjedhjeve.

I ftuar në emisionin e televizionit informativ Abc News, “Mbrëmje Ide”, Majko tha se vendi shumë shpejt do të këtë një Gjykatë Kushtetuese dhe është kjo instancë që do të caktojë nëse ka të drejtë Partia Demokratike apo Partia Socialiste. “Ne shumë shpejt do të kemi një Gjykatë Kushtetuese. Kjo Gjykatë jam i bindur që do të ndajë shapin nga sheqeri, nëse ka të drejtë PD-ja apo PS-ja. Nëse Gjykata thotë se PS-ja ka shkelur ligjin, ka shkelur dekretin, ka shkelur Kushtetutën, ne do të shkojmë përsëri në zgjedhje lokale. Por zgjedhjet lokale do të ribëhen me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pas Zotit, në Shqipëri vjen Gjykata Kushtetuese.”, u shpreh Majko.

Ministri i bërë thirrje opozitës për shmangien e përplasjeve, duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar ligjshmërinë e zgjedhjeve që priten të mbahen të dielën e ardhshme.“Këshilla ime është që të mos shkohet te përplasja. Është e paimagjinueshme që partia që krijoi votën e lirë pas viteve ‘90, të nxjerrë njerëzit në rrugë për t’i penguar ata që të votojnë. Është e paimagjinueshme. Prandaj, mendoj se më qetësi dhe me dashuri ta mendojnë të shtruar dhe ka boll njerëz të mençur, të shkojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese dhe të kërkojnë nëse janë të mendimit se dekreti i Presidentit është i ligjshëm dhe se ne jemi duke bërë zgjedhje të paligjshme, të shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe jo të djegin shkolla”, tha eksponenti i PS-së.

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI