Flash

U arrestua live në Tv, PD kërkon lirimin e Bardh Spahisë: Prokuroria të mos zbatojë urdhrin politik të Ramës

Lapsi.al 21 June 2019
U arrestua live në Tv, PD kërkon lirimin e Bardh Spahisë:

Partia Demokratike ka akuzuar Policinë shtetit dhe Prokurorinë se po mbajnë në burg prej 48 orësh, ish-deputetin Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin.

Në një reagim zyrtar selia blu, bën të ditur se Prokuroria duhet të urdhërojë lirimin e Spahisë dhe se çdo prokuror dhe gjykatës që do shndërrohet në veglën e Edi Ramës, do mbaj përgjegjësi penale para ligjit.

“Bardh Spahia dhe dhjetëra qytetarë në mbarë vendin janë të burgosur politik të regjimit autokratik kriminal të Edi Ramës, që përndjek kundërshtarët politikë dhe dhunon qytetarët.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, prej gati 48 orësh, mbahet i burgosur, pa asnjë fakt që ta implikojë atë në shkelje të ligjit.

Paralajmërojmë prokurorinë të zbatojë ligjin dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përfaqësuesit të opozitës. Ky është një rast që prokuroria të mos i nënshtrohet urdhrit politik të Edi Ramës. Çdo prokuror apo gjyqtar që, në vend të ligjit, bëhet vegël qorre e regjimit në ikje të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi personale për shkeljen e ligjit”, thekson PD.

Të këshilluara

Gjykata liron nga burgu Florenc Hoxhën

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për eksponentin e PD-së, Florenc Hoxha. Ai u arrestua në protestën e parë të o...

16:16

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI