Flash

Protesta e opozitës, reagon BE: Urgjentisht të dialogoni!

Lapsi.al 21 June 2019
Protesta e opozitës, reagon BE: Urgjentisht të dialogoni!

Bashkimi Europian bën një deklaratë në prag të protestës, 21 qershor 2019

Ne e respektojmë dhe e mbështesim plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne jemi të shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë.

Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t'i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t'u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI