Për ruajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë protestës së opozitës janë angazhuar 1500 efektivë policie. Opozita ka kërkuar leje për protestë nga ora 20:00 deri në orën 23:59. Ndërkohë disa orë para protestës punëtorët kanë nisur të rrethojnë me gardh prej hekuri dhe tela me gjemba godinën e parlamentit dhe të kryeministrisë. Në të gjitha protestat e mëparshme tubimi i protestuesve është pozicionuar para këtyre dy institucioneve ku nuk kanë munguar as hedhjet e tymueseve dhe të mjeteve piroteknike nga protestuesit. Në kundërpërgjime policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës.
