Flash

Lubonja: Nëse doni të dini hipokrizinë Ramës kur flet për Amerikën, shihni kush e shoqëronte në Shkodër (FOTO)

Lapsi.al 21 June 2019
Lubonja: Nëse doni të dini hipokrizinë Ramës kur flet

Analisti Fatos Lubonja, ka publikuar një fotografi të shkrepur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës ku shihen kryeministri Edi Rama me deputetin Tom Doshi përkrah të cilës shkruan se kjo foto tregon hipokrizinë, sipas tij, të Ramës “kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës”.

Lubonja shton më tej se Tom Doshi figuron në lisën atyre qytetarëve të botës që Deparatmentit i Shetit u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA, ndërsa shton se “kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë”.

Postimi i Lubonjës

“Nëse doni të shikoni hipokrizinë dhe manipulimin e Ramës kur flet për Amerikën që do t’u heqë atyre që do të përfshihen në krime zgjedhore të drejtën e vizës shikoni këtë foto. Një nga njerëzit që e ka shoqërur atë në pushtimin elektoral që i bëri dje Shkodrës duke përdorur dhunën shtetërore është Tom Doshi (kryetar i PSD) që figuron në listen e atyre qytetarëve të botës që Deparatmenti i Shetit (jo Ambasada) u ka hequr të drejtën për të shkuar në SHBA. Besoj se kjo foto flet shumë edhe për “syverbësinë” e Ambasadës Amerikane në Tiranë”, ka shkruar Lubonja në llogarinë e tij në Facebook.

Të këshilluara

Gjykata liron nga burgu Florenc Hoxhën

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për eksponentin e PD-së, Florenc Hoxha. Ai u arrestua në protestën e parë të o...

16:16

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI