Flash

Lamtumirë Tirana: sulmuesi bardheblu shkon drejt Gjilanit

Lapsi.al 21 June 2019
Lamtumirë Tirana: sulmuesi bardheblu shkon drejt Gjilanit

Merkato krijon gjithnjë të kënaqur e të pakënaqur dhe ardhja me prepotencë e tre ish-lojtarëve të Flamurtarit nuk mund të mos krijonte problem në rradhët e Tiranës. Bedri Greca, në skandencë kontrate me bardheblutë, është ndjerë i tradhëtuar nga klubi, me të cilin luajti edhe në Kategorinë e Parë dy vjet më parë dhe nuk ka dashur as të ulet në bisedime për rinovimin.

Prapa kësaj sjellje të sulmuesit të krahut qendron oferta e fortë e Gjilanit në Kosovë, ku është Gentian Mezani një trajner që e njeh mirë duke qenë se e ka patur në Vlorë, por edhe fakti se vetë shënuesi i katër golave dhe katër asist ka shprehur mosaprovimin për kalimin në hierarki, si zgjedhje e trajnerit Ardian Mema, nga një lojtar që sezonin e fundit nuk shënoi asnjë gol në 19 ndeshjet e luajtura me Flamurtarin.

Në këtë pikë, palët janë të ndara në llogore, edhe pse Tirana nuk do donte ta humbiste lojtarin, që mund të luante edhe në qendër, gjithnjë duke parë zhvillimet në cështjen Ngo’o, ku anglezi pavarësisht deklaratave të kujdesshme të klubit është më tepër jashtë se brenda Tiranës në sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI