Flash

Video/ Këpuca e Artë bëhet qesharake në fund...si gjithnjë: shikoni si e fiton Reginaldo

Lapsi.al 30 May 2019
Video/ Këpuca e Artë bëhet qesharake në fund...si

Sulmuesi i Kukësit, Reginaldo, është Këpuca e Artë e edicionit 2018-19, duke shënuar 13 gola, një më shumë se Edon Hasani i Tiranës, që e mbylli në kuotë të barabartë golash me Vasil Shkurtaj po të Kukësit. Të tre pretendentët kanë shkuar në gol javën e fundit, ku si zakonisht cështja e golshënuesit bëhet qesharake. Mozambikasi ka realizuar dy herë kundër Kastriotit, që në momentin kur Tirana ka shënuar golin e sigurisë në ndeshjen me Flamurtarin, është bërë shumë tolerant e mirëkuptues, aq sa Bojom mund të mbetet në histori si mbrojtësi më dashamirës ndaj sulmuesve.

Lojtari i Kastriotit kërcen vetëm që të mos pengonte Reginaldon të shënonte në portën që duhet të mbronte, në mënyrë që në shtesë, mozambikasi të kalonte Hasanin dhe Shkurtaj, që kishin realizuar nga një gol e për fat nuk këmbëngulën për të shëmtuar edhe më shumë garën, që pothuaj cdo vit ka fund të njëjtë: porta që hapen, mbrojtës që ndihmojnë dhe portiere që nxjerrin vazhdimisht topin nga rrjeta... Por ndoshta sulmuesit e lënë gjithnjë për në fund të shënojnë golat më të shumtë...

Precedentët nuk mungojnë, madje duke arritur deri tek anullimi i dorëzimit të trofeut për lojtarët, si ndodhi për Mustafa Agastrën në sezonin 2013-14, në Kategorinë e Parë. Sulmuesi i Tërbunit kishte shënuar deri para ndeshjes së fundit 16 gola, ndërsa rivalizonte me Albion Bllokun e Kamzës dhe Jasmin Raboshtën e Butrintit, që kishin shënuar një gol më shumë. Por javën e fundit, në humbjen 6-5 me Kamzën, pesë golat e pukjanëve u shënuan nga Agastra. Në përfundim të sezonit 2011- 2012, Etika ka anuluar “Këpucën e Artë” edhe për Kategorinë e Parë, por edhe Superioren, duke ndaluar Roland Dervishin të Shkumbinit dhe Kreshnik Ivanaj të Burrelit ti gëzoheshin trofeut, pasi në javën e fundit shënuan respektivisht tre dhe gjashtë gola.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI