Flash

Video/ Shampanjë mbi Sarri: festa e çmendur e Chelsea në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 30 May 2019
Video/ Shampanjë mbi Sarri: festa e çmendur e Chelsea në dhomat
Një triumf si ai në Europa League, duke mundur 4-1 në finale Arsenal, nuk mund të kalohej pa një festë të denjë për rëndësinë e këtij trofeu. Jo vetëm si një arritje e rëndësishme për klubin e Chelsea, por edhe si një dhuratë, me shumë mundësi, lamtumire, për protagonist absolutë të këtij sezoni me luhatje të Blues. Maurizio Sarri kërkonte këtë trofe, të parin personal për të, si një përgjigje për të gjithë ata që kritikuan mënyrën e tij të lojës “Sarri ball”. Mund të jetë e fundit ose jo me londinezët, kjo mbetet për tu parë, por shampanja e derdhur mbi trajnerin Italian, konfirmoi si skuadra i ka qendruar e bashkuar gjatë gjithë sezonit pavarësisht gjithckaje. Futbollistët e festuan triumfin në Europa League, sapo shkuan në dhomat e zhveshjes, ku një tjetër emër mund ti jetë bashkuar grupit për herë të fundit. Pikërisht Eden Hazard, autor i dy golave dhe MVP i ndeshjes, që do të largohet nga Stamford Bridge, është lëshuar plotësisht në emocionet e një Kupe që këtë herë vlen edhe më shumë…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI