Flash

Provokoi seksualisht gjatë ndeshjes arbitren, një vit përjashtim për 14 vjeçarin

Lapsi.al 30 May 2019
Provokoi seksualisht gjatë ndeshjes arbitren, një vit përjashtim

Është skualifikuar një vit nga Gjykatësi sportiv i Ligës amatore të Venetos 14 vjecari i Treporti calico, që në 22 maj uli pantallonat gjatë ndeshje, duke provokuar arbitren e sfidës me një ftesë për akt seksual. Vendimi, që është shpallur sot, parashikon përgjysmimin e dënimit nëse djaloshi do të pranojë ti nënshtrohet riedukimit në një prej intitucioneve në qytetin ku banon.

Giulia Nicastro, e cila u ofendua rëndë gjatë ndeshjes, kishte pësuar në fakt presione dhe fyerje që në momentet e para të takimit, kur rreth 20 prindër të Treporti nisën ti bënin thirrje ti dedikohej zanatit më të vjetër në botë, përpara se të vraponte në fushat e futbollit.

Momenti më i turpshëm ishte në ekzekutimin e një goditje këndi, kur futbollisti 14 vjecar, që është dënuar nga Disiplina, uli pantallonat në mes të fushës duke kryer një akt seksizmi ndaj arbitres: "Të shohim nëse ke kurajë të më ndëshkosh, apo..." e këtu është ftesa për praktika seksuale.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI