Flash

Bllokimi/ Messi e lojtarët e tjerë nuk e duan Griezmann tek Barcelona

Lapsi.al 18 May 2019
Bllokimi/ Messi e lojtarët e tjerë nuk e duan Griezmann tek Barcelona

Antoine Griezmann duhet të jetë goditja verore e Barcellona, por kur dukej se në momentin e lamtumirës së francezit nga Atletico e ardhmja e tij në Katalonjë ishte e kryer, në orët e fundit situata është kthyer. Dhomat e zhveshjes së Barcellona, në fakt, janë komplet kundër kësaj lëvizje të shoqërisë, duke nisur nga Messi. Sipas asaj që tregon shtypi katalanas, Griezmann është një "person që nuk pëlqehet" nga futbollistët e Barcelonës që nuk garantojnë mikpritjen e yllit të Atletico në rast mbërritje, përkundrazi.

Një situatë e veçantë, që për herë të parë ka vënë kundër, në mënyrë të vendosur, komponentët kryesorë të dhomave të zhveshjes së Barcellona, ndaj vendimeve të merkatos së presidentit Bartomeu, sipas asaj që zbulojnë burime të brendshme për Sport, e përditshmja katalanase shumë pranë dinamikave të blaugrana. Motivet për të cilat Griezmann nuk pëlqehet nga skuadra janë të shumtë.

Para së gjithash, antipatia e lojtarëve kryesorë të Barcellona për francezin, është rritur nga video ("La Decision") në sezonin e kaluar me të cilën sulmuesi injoronte interesimin e Barcellona për tiu betuar me besnikëri Atletico. Një vendim që erdhi në fakt, pasi disa lojtarë ishin shprehur hapur publikisht kundër ardhjes së tij në Camp Nou.

Një ndjesi e pafalshme që, sipas të përditshmes spanjolle, përjetohet edhe nga Lionel Messi që i ka siguruar shokët se nuk ka patur zë në këtë tratativë, duke shprehur qartë se nuk e ka thërritur ai Griezmann e se nuk e vlerëson në mënyrë të vecantë. Për një pjesë të mirë të dhomave të zhveshjes, Griezmann nuk është tipi i lojtarit për të cilin Barcellona ka nevojë në këtë moment për tu përforcuar, duke u shprehur në favor të lojtarëve si De Jong e De Ligt.

Të këshilluara

"Inzaghi, jo tek Juventus": Lotito vendos veton

Fitorja në Kupën e Italisë ka risjellë qetësi në shtëpinë e Lazio, por Simone Inzaghi ka përfunduar në shënjestrën e Juventus që po kërkon të zëvendësojë Allegr...

10:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI