Flash

Ceferin tërhiqet nga presioni i Ligave: "Jo ndeshjeve në fundjavë"

Lapsi.al 17 May 2019
Ceferin tërhiqet nga presioni i Ligave: "Jo ndeshjeve në

Presidenti i UEFA-s, Ceferin, është takuar në Budapest me presidentët e sekretarët e përgjithshëm të 55 Federatave kombëtare të Uefa-s, për të diskutuar reformën e kompeticioneve europiane për klube pas 2024, përveç strategjisë së re për futbollin e femrave. Një takim për të kërkuar një akord si dhe për të dëgjuar propozimet e opinionet. Natyrisht vëmendja ka qenë tek propozimet e Eca mbi formatin e Kupave të reja. Propozime që kanë hasur në kundërshtimin e fortë të shumë Ligave e Federatave Europiane, por numri 1 i futbollit europian, Aleksander Ceferin, është munduar ti qetësojë.

"Ishte një takim i rëndësishëm sepse Federatat kanë mundur të japin një mendim si si duhet të jenë kompeticionet e ardhshme për klube - ka shpjeguar Ceferin -. Janë shprehur opinione shumë të ndryshme, por më inkurajon përgjigjia pozitive dhe solidariteti mes federatave; në veçanti, vendet më të mëdha do të njohin nevojën për ti dhënë një kontribut në avantazh të vendeve më të vogla".

Ceferin, më pas, në përfundim të takimit ka shpjeguar se kush mund të jetë zgjidhja për futbollin e së ardhmes: "Do të kërkojmë një rrugë që të përmbushë nevojat e futbollit në të gjithë Europën, e jo vetëm në merkatot më të mëdha - ka nënvizuar Ceferin -. Vetëm Uefa shpërndan para përtej kufijve kombëtare, kështu që kemi detyrë shumë serioze. Kam hequr dorë pa problem nga idea për ti luajtur ndeshjet e kompeticioneve Uefa për klube në fundjavë, me përjashtim të finales së Champions League. Këshillimet vazhdojnë dhe presim ti dëgjojmë të gjithë palët. Nuk do të vendosim asgjë pa patur parasysh opinionin e të gjithëve e nuk do të pranojmë kurrë ndryshime që dëmtojnë futbollin europian".

Të këshilluara

Gasperini tek Roma, ka një sponsor...

Tek Roma vazhdon gjuetia për një trajner. E duket se tani e gjithë vëmendja është përqendruar tek Giampiaro Gasperini. Ndërsa po shkon drejt fundit sezoni i Ata...

12:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI