Flash

"Ose Allegri, ose unë": Nedved vuri kushtin, tekniku zbulon çfarë e bezdisi tek Juventus

Lapsi.al 18 May 2019
"Ose Allegri, ose unë": Nedved vuri kushtin, tekniku zbulon

Largimi i Massimiliano Allegri nuk është më laj, por shkaqet që cuan në marrjen e vendimit, dy javë nga fundi i Serie A nuk ishin ende të qarta, përvec eleminimit të pafalshëm në cerekfinale të Champions League nga Ajax. Por 24 orë pas zyrtarizimit është mësuar edhe divergjenca me zëvendës presidentin Pavel Nedved, që i vuri kusht Agnellit.

Tekniku kërkonte një mini-revolucion sidomos në mbrojtje, për të marrë lojtarë të rëndësishëm por të rinj. Me Ramsey të siguruar, idea është të bëhet një sforco për të marrë De Ligt nga Ajax e pastaj katër blerje të tjera për të ndërtuar një skuadër të freskët rreth Cristiano Ronaldo, duke aplikuar shitje të rëndësishme për të arkëtuar si Dybala, Cancelo e Douglas Costa.

Pikërisht këtu edhe beteja e brendshme me drejtuesit, sidomos me Pavel Nedved. Sipas Corriere della Sera ka qenë një kundërshti e egër e cekut, i mbështetur edhe nga Paratici, që ka sjellë divorcin me teknikun toskan, aq sa Nedved ka kërcënuar me fjalët: "Nëse qendron Allegri, iki unë". Për drejtuesin cek e Paratici, Juventus është kompetitiv è vështirë të përmirësohet, duke e drejtuar gishtin për dështimin në Europë tek menaxhimi teknik.

Ndërkohë, gjatë emisionit të Rai Sport është bërë e ditur se trajneri i bardhezinjve ka vendosur të largohet menjëherë sepse e dinte që pas Ajax të gjithë nuk do t’i kishin falur më asgjë. Livornezi është bezdisur dhe mërzitur edhe nga kontaktet me Antonio Conte, Pep Guardiola dhe të tjerë trajnerë.

Të këshilluara

"Inzaghi, jo tek Juventus": Lotito vendos veton

Fitorja në Kupën e Italisë ka risjellë qetësi në shtëpinë e Lazio, por Simone Inzaghi ka përfunduar në shënjestrën e Juventus që po kërkon të zëvendësojë Allegr...

10:24

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI