Flash

Video/ Mrekullia mbaron në Amsterdam: Moura dërgon Tottenham në finalen me Liverpool në sekondën e fundit...

Lapsi.al 8 May 2019
Video/ Mrekullia mbaron në Amsterdam: Moura dërgon Tottenham në

Do të jetë Tottenham-Liverpool finalja e madhe e Champions League 2019, në program në Wanda Metropolitano të Madrid në 1 qershor. Në Amsterdam, në gjysëmfinalen e kthimit, londinezët arrijnë finalen e parë të historisë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, me një përmbysje të cmendur, duke dënuar një Ajax që në pjesën e parë shkoi dy gola në avantazh me De Ligt e Ziyech. Por me tre gola të shënuar, përfshirë atë të ndeshjes së parë, Spurs merren përsipër nga një Lucas Moura i jashtëzakonshëm, që fillimisht baraoi me dy gola në katër minuta, 55' e 59' e në sekondën e fundit të shtesës (95'), gjeti diagonale perfekte për të shkuar në finale.

E cmendur, emocionuese, e mrekullueshme gjysëmfinalja e luajtur në Johan Cruijff Arena. Esenca e futbollit u dha aty. Tottenham përmbushi një arritje historike, ndërsa Ajax hodhi poshtë mundin, në pjesën më të bukur, kur në Amsterdam kishin filluar të prenotonin biletat për Madrid. Por në 1 qershor kundër Liverpool, në Ëanda Metropolitano, do të shkojnë Spurs, për një finale të gjithën angleze. E para në Champions për skuadrën e Londrës, e 40° finaliste e ndryshme në historinë e kompeticionit. Përfundon 3-2 për formacionin e Pochettino, që përmbysi jo vetëm 0-1 të Londrës, por në 45' parakoloi befasisht një skuadër që kishte shënuar dy herë në pjesën e parë. E gjitha kjo vepër e heroit të mbrëmjes, Lucas Moura, një që nuk do të ishte as titullar nëse Harry Kane nuk do të ishte dëmtuar. E ndërkohë braziliani firmosi një tregolësh epik, për të shkruar një tjetër kapitull të cmendur të Champions.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/bo/Bod9.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/4x/4Xk6.mp4

Pochettino në pushimin e lojës luajti gjithcka për gjithcka, duke hedhur në lojë Llorente. Tekniku argjentinas duhet të shënonte tre gola pa pësuar në 45': por lëvizja ishte e gjetur dhe ekzaltoi gjithë skuadrës e Spurs. Ajax, që në pjesën e parë e kishte vënë tek litarët Tottenham, me golat e kapitenit De Ligt e Ziyech, u transformua në të dytën, ndoshta i frikësuar nga rikthimi i londinezëve dhe golave të shpejtë me të cilët Lucas barazoi rezultatin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pv/pVV2.mp4

Ajax provoi të mbyllte diskutimin në kohën shtesë, akoma me Ziyech që vuri në vështirësi Lloris për pritjen e fundit të ndeshjes, përpara se të dilte në aventurë në sekondat e fundit. E megjithatë zgjidhja nuk erdhi nga kapiteni i Spurs, por nga diagonalja e Lucas në sekondat e fundit të lojës, kur Onana nuk bëri dot mrekullinë. Pochettino cmendet nga gëzimi, ndërsa djemtë e Ten Hag rrëzohen në gjynjë. Fiton Tottenham, por falë edhe Ajax. Në Madrid do të shkojë vetëm skuadra e Londrës, por spektakli ishte për të gjithë ata që dashurojnë futbollin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/zl/ZL56.mp4

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI