Mbërrin lajmi i parë i keq për Chelsea në një periudhë kur skuadra e Sarri kishte ngritur kokën. FIFA, në fakt, ka refuzuar rekursin e paraqitur nga Blutë kundër bllokimit të merkatos për dy sezonet e ardhshme, si pasojë e parregullsive në transferimin e lojtarëve minorenë. Në këtë pikë, kon]firmohet stoipi ndaj blerejve dhe gjoba prej 600 mijë frangash zvicerane. Chelsea, që ka lajmëruar ankesën e re në CAS, mund të teserojë vetëm lojtarë nën moshën 16 vjeçare.
Problemi, tani, është i madh sepse me këtë limitim Chelsea do të jetë i detyruar të mbajë skuadrën aktuale edhe për sezonin tjetër duke patur parasysh faktin se nuk mund të zëvendësojë lojtarët e mundshëm të shitur Por ndërkohë mund të bëjë operacione në dalje.
Ja pse Blutë kanë lajmëruar me një komunikatë zyrtare një apelim tjetër në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv: “Jemi totalisht të zhgënjyer për lënien në fuqi të bllokimit të merkatos për dy sesione radhazi. Refuzojmë kategorikisht motivet e Komisionit, megjithatë, sipas rregullores, shoqëria do të apelojë në CAS”.
Një rast më vete ai që ka të bëjë me Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas është i huazuar nga Juventus, por klubi londinez mundet gjithsesi ta çlirojë me titull përfundimtar ose të rinovojë “huazimin” e tij brenda 30 qershorit, siç parashikon marrëveshja me bardhezinjtë, sepse sanksioni i organit më të lartë të futbollit botëror so të nisë nga 1 korriku. Madje, pikërisht Higuain mund të jetë blerja e fundit e mundshme, ndaj qëndrimi i tij te Blutë duket se është i destinuar.