Flash

Kupa/ Kukësi turpëron Skënderbeun në Korçë: në finale i pret Tirana

Lapsi.al 8 May 2019
Kupa/ Kukësi turpëron Skënderbeun në Korçë:

Ishte një finale në lojë dhe Kukësi nuk kishte ndërmend ta lëshonte nga duart, jo pasi kishte fituar ndeshjen e parë me Skënderbeun. 1-3 përfundon në Korcë akti i dytë dhe Blutë shkojnë në finale me agregatin 5-2, që nuk lë hije dyshimi për superioritetin e treguar nga veri-lindorët që janë përqendruar tek Kupa e Shqipërisë, pasi humbën nga sytë titullin kampion. Trofeu justifikon sezonin e Bluve dhe Ernest Gjoka e ka prioritet individual, gjë që e ka treguar edhe në formacionin kurajoz ku përvec dyshes së pandashme tashmë të sulmit Shkurtaj-Reginaldo kishte nxjerrë në fushë edhe Ramën.

Goli i mozambikasit pas 19 minutash lojë, në asist të Rrumbullakut, dërrmoi psikologjikisht korcarët, që e kuptuar se kishin për të luajtur një ndeshje të gjithën në ngjitje. E në fakt, Skënderbeu ishte shumë i ndrojtur për ti futur frikën kundërshtarit, edhe pse luante në shtëpi. Bardhekuqtë kuptuan se nuk ishte dita e duhur, ndërsa Kukësi nxitoi të mbyllte ndeshjen, për të shmangur hipotezën shtesë, e mundshme deri në atë moment. Por në fakt Skënderbeu i mbyll vetë historitë, sepse në të 42 është i pafati Abazi, që i hutuar nga kërcimi i Reginldos devijon në rrjetën e tij, krosimin nga e majta.

Shehi duhet të ketë ngritur tonet në dhomat e zhveshjes, për një ndeshje të luajtur jo për cmimin që ishte në lojë, sepse korcarët e nisin me marsh të lartë të dytën dhe ngushtuan diferencën me Bregun. Këtë herë vlonjati nuk e fal mundësinë e dhënë në sugjerimin e Gripshit në të 47 dhe madje bardhekuqtë shkuan fare pranë barazimit 7 minuta më pas, por Pervan u ndalua nga akrobaci e Frashërit, që arriti ta devijojë në kënd.

Historia mbyllet këtu, sepse Rama vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 58’, duke finalizuar me saktësinë e duhur, një kundërsulm të gjithin në shpejtësi, e që Dajsinani nuk mundi ta ndalë. Në finale shkon Kukësi e për atë që tregoi në të dy ndeshjet kundër Skënderbeut meritoi plotësisht biletën për në 30 maj, ku përballë do të ketë Tiranën...

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI