Flash

U ndërrua me Bonuccin, dëmtimet i morën frymën: 5-6 muaj të tjerë jashtë fushave për mbrojtësin

Lapsi.al 3 May 2019
U ndërrua me Bonuccin, dëmtimet i morën frymën: 5-6 muaj

Ndërhyrja kirurgjikale është kryer me sukses të plotë, e tani nis puna e gjatë për rikuperimin. Mattia Caldara, ashtu si kishte bërë të ditur Milan, "i është nënshtruar artroskopisë në rikonstruksionin e tendinës së ligamentit kruciat të jashtëm. Ndërhyrja, e kryer nga Prof. Pier Paolo Mariani në prezencë të mjekur social kuqezi Mario Brozzi, ka përfunduar me sukses. Kohët e rikuperimit janë vlerësuar rreth 5-6 muaj".

Caldara, i mbërritur në verë nga Juventus, pas ndeshjes në Europa League kundër Dudelange, një javë më parë në kthimin e gjysëmfinales së Kupës së Italisë kundër Lazio ka luajtur ndeshjen e dytë si titullar në këtë sezon. Nuk ka qenë me fat ky vit për mbrojtësin, i torturuar nga pesë muaj stop për problemet muskulare e më pas nga dëmtimi në tendinën e Akilit. Dukej sikur mbërriti fundi i tunelit por, ndërkohë, një tjetër dëmtim i rëndë, këtë herë në ligamentin e gjurit. Për Gattuso një problem më shumë e një mbrojtës më pak në një moment të vështirë të sezonit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI