Flash

Elbasan/ Hodhën gurë në drejtim të ekskortës së Ramës, arrin në 18 numri i të shoqëruarëve

Lapsi.al 27 April 2019
Elbasan/ Hodhën gurë në drejtim të ekskortës së

Ka arritur në 18 numri i qytetarëve të shoqëruar nga Policia e Elbasanit pas tentativës për të penguar kalimin e ekskortës së kryeministrit Edi Rama.

Sipas informacioneve paraprake të bëra të ditura nga burimet në radhët e Policisë, mes 18 personave që do të procedohen për prishje të rendit publik, bën pjesë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Mesditën e sotme në sheshin “Gensher”, Rama zhvilloi një takim të radhës me elektoratin socialist nën lajtmotivin “Bashkia që duam”, duke i paraprirë fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Mirëpo, kreu i qeverisë u prit nga një grumbull protestuesish elbasanas, të cilët qëlluan me gurë në drejtim të ekskortës së tij shoqëruese, në përpjekje për ta ndalur.

Shkak i aktit të tyre ishte kërkesa për llogaridhënie të Ramës mbi premtimet e pambajtura.

 

 

Të këshilluara

Vuçiç: Nuk do të lëshojmë pe në Berlin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur sot në Kinë për Samitin e Berlinit që do të mbahet me 29 prill me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, ...

14:48

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI