Flash

Patozi i kundërpërgjigjet kritikëve: Do t'i kërkojmë KQZ-së të shtyjë afatin që të hyjë në zgjedhje edhe PD-ja

Lapsi.al 27 April 2019
Patozi i kundërpërgjigjet kritikëve: Do t'i

Kreu i partisë së porsaformuar “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij personale në “Facebook” kundrejt kritikave të eksponentëve të Partisë Demokratike. Ish-kreu i grupit parlamentar të demokratëve shpreh në kundërpërgjigje gatishmërinë për t'i drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive, në mënyrë që pjesë e garës për lokalet e 30 qershorit të bëhet edhe PD-ja, duke mos kursyer dozat e ironisë.

“Sot pamë se më të mërziturit që ne u regjistruam për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin konkurrentët e tjerë, por ata që kanë vendosur vetë të mos hyjnë.

Kanë 10 ditë që në PD nuk merrem me asnjë punë tjetër, përpos përpjekjeve për të akuzuar dhe mos lejuar BINDJEN DEMOKRATIKE që të marrë pjesë në zgjedhje.

E kanë marrë me aq pikëllim sa janë gati që të bëjnë çfarë t'u thotë qeveria, vetëm që ne të mos regjistrohemi.

Por ky është një hall që nuk ua zgjidhim dot, sepse ne e kemi marrë tashmë vendimin, gjykata dhe KQZ, po ashtu e kanë thënë fjalën e tyre. Sepse BINDJA DEMOKRATIKE është partia më e re shqiptare e regjistruar në përputhje me ligjin për të konkurruar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sa për ne, jemi të gatshëm që t'i drejtohemi KQZ-së që ta shtyjë afatin e regjistrimit të partive që t'u japin një mundësi tjetër këtyre të mërziturve se mbase ndërrojnë mëndje dhe futen edhe ata në zgjedhje. Ne na intereson që në garë të konkurrojnë të gjitha partitë, duke përfshirë edhe ata, ndërsa ata me sa duket kanë vetëm hallin që të mos jemi ne.”- shkruan Patozi.

Të këshilluara

Vuçiç: Nuk do të lëshojmë pe në Berlin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka folur sot në Kinë për Samitin e Berlinit që do të mbahet me 29 prill me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, ...

14:48

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI