Flash

Kryeprokurorja e Tiranës: SPAK do të përmirësojë goditjen e krimit dhe korrupsionit

Lapsi.al 20 April 2019
Kryeprokurorja e Tiranës: SPAK do të përmirësojë

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e strukturave të posaçme antikorrupsion SPAK janë të nevojshme për t’u përballur me krimin.

“Për produktin ne duhet të presim. E rëndësishme është që të gjithë mekanizmar e përfshirë në zbatimin e këtij legjislacioni të ndryshuar, pra në zbatim të reformës në drejtësi, të bëjnë punën e duhur, në mënyrë që produkti si SPAK të dalë në mënyrë të duhur. Kjo pritet për t’u parë në varësi të punës që po bën secili nga institucionet përkatëse” – tha kryeprokurorja e Tiranës.

Imeraj i bëri këto komente në një takim që organizoi Qendra “Zëri i Integrimit” me studentë të juridikut për të diskutuar mbi plotësimin e detyrave antikrim që BE i ka vendosur Shqipërisë.

Ajo i krahasoi këto struktura të reja speciale kundër korrupsionit sot në 2019 si një domosdoshmëri njëlloj si ishte e nevojshme ngritja e gjykatës dhe prokurorisë së krimeve të rënda në 2004, pra si një kundërpërgjigje ndaj krimit në periudha të ndryshme kohore.

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, e cila ka qenë më parë prokurore e krimeve të rënda, kërkoi mbështetjen e komunitetit qytetar dhe mediave në punën e hetuesve, të cilët janë pjesë e komunitetit dhe kanë angazhimet e tyre në familje dhe në lagje,e dërgojnë fëmijët në kopshte e shkolla si gjithë të tjerët.

“Fakti që prokurorët hetojnë edhe raste korrupsioni të kolegëve të tyre tregon se vullneti i tyre për punë të ndershme ekzison. Nga kjo trupë prokurorësh dhe gjyqtarësh ne kemi disa të hetuar, të gjykuar e të deklaruar fajtorë, edhe pse janë kolegët tanë” – tha zonja Imeraj.

Ajo thotë se prej shumë vitesh hetoi krimet e rënda dhe tani që drejton prokurorinë e Tiranës e quajti si hap të natyrshëm kandidimin e saj për t’u bërë pjesë e strukturës speciale anti-korrupsion SPAK, shkruan VOA.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI