Flash

Si do bllokohen zgjedhjet? Aleatët e Bashës zbulojnë skenarin

Lapsi.al 19 April 2019
Si do bllokohen zgjedhjet? Aleatët e Bashës zbulojnë skenarin

Një ditë pasi Lulzim Basha deklaroi se opozita do të pamundësojë zgjedhjet e 30 qershorit nëse ato nuk do jenë të lira e të ndershme, aleatët e opozitës nuk ngurojnë të zbardhin disa prej skenarëve.

“Do të tërheqim komisionerët nga qendrat e votimit siç u bë në Kavajë, që i gjithë ky proces të mos jetë i vlefshëm”, - shprehet kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

“Ka armë opozita që të ndeshet me trafikantët që të mos manipulojë zgjedhjet”, - thotë Fatmir Mediu i PR.

Mediu dhe Shehi thonë se futjen e opozitës në zgjedhje e garanton një marrëveshje e gjerë me Partinë Socialiste, që si kusht kryesor ka qeverinë tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër.

“Nuk mund të bësh marrëveshje me të keqen. Ndëshkimi që ka ndodhur me krimin elektoral. E dyta, shkëputja e strukturave të krimit nga shteti, financimi i fushatës elektorale”, - thotë Mediu.

“Të ndryshojmë sistemin kushtetues, të balancojmë institucionet, të zgjedhim një President nga populli që të kontrollojë. Të rivendosim drejtësinë, gjykatën kushtetuese. Të kufizojmë mandatet, jo më shumë se dy herë kryetar bashkie, kryeministër apo President”, - thotë Dashamir Shehi.

Mediu e Shehi kërkojnë që çdo marrëveshje të ketë parasysh këto kërkesa dhe të mos jetë e ngjashme me atë të vitit 2017. Ky qëndrim i aleatëve të Lulzim Bashës vjen pas kushtëzimit që Partia Demokratike bëri për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke e cilësuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik, si parakusht për regjistrimin e saj në garën për vendoret. /TvKlan

Të këshilluara

Greqi, dy shqiptare kapen me drogë

Dy shqiptarë të moshës 39 dhe 40 vjeç janë arrestuar Chania të Kretës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk d...

19:05

Saimir Tahiri bëhet baba për herë të dytë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim, në instagram, vetë Tahiri, ku njofton gjithas...

19:01

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koritë, ku ka humbur ...

16:00

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI