Pas deklaratës së Ambasadës Amerikane në Tiranës, e cila nxiste këdo parti të futej në zgjedhje dhe përshëndeste vendimin e opozitës së re, ka reaguar deputetja demokrate, Rudina Hajdari. Në një postim në Twitter, Hajdari shkruan se bojkotimi i zgjedhjeve, para cilësdo qeveri dhe sado e korruptuar të jetë është vetëvrasje politike.
“Ne nuk jemi dakord me bojkotimin e zgjedhjeve, si një alternative opozitare, kundër cilësdo qeverie, sado e kompromentuar & e korruptuar qoftë ajo. Ne e konsiderojmë atë si vetëvrasje politike. E vetmja rrugë për të ndryshuar pushtetin në një vend demokratik janë zgjedhjet” – shkruan ajo.