Flash

10 ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas, policia dhe prokuroria kërkojnë ndihmën e qytetarëve: Na telefononi falas në numrin 112....

Lapsi.al 19 April 2019
10 ditë pas grabitjes spektakolare në Rinas, policia dhe prokuroria

Dhjetë ditë nga grabitja e miliona eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, policia dhe prokuroria nuk kanë ende emra të autorëve që kanë marrë pjesë në të. Nëpërmjet një njoftimi për mediat "Policia e Shtetit thotë se së bashku me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligj zbatuese mbeten të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë".

Për këtë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve, që "nëse kanë informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë në numrin 112, duke garantuar edhe anonimatin."

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit hedhin poshtë disa lajme të publikuara në media për identifikimin e dy prej autorëve të grabitjes.

Reagim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit

Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.

Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koritë, ku ka humbur ...

16:00

(VIDEO) Aksident me 5 të plagosur në Milot

Dy makina janë përplasur kokë më kokë tek Ura e Zogut në Milot. Për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur. Identiteti dhe gjendja e tyre nuk bëhet me dije...

15:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI