Flash

PD akuza për Këshillin e Lartë të Prokurorisë: Burri i Ermonela Felajt nuk i plotëson kriteret

Lapsi.al 19 April 2019
PD akuza për Këshillin e Lartë të Prokurorisë: Burri i

Partia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibejat, akuzon Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ka shkelur kushtetutën me emërimin e bashkëshortit të Ermonela Felajt si prokuror. Alibeaj tha se kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe kalimit në vetting.

Deklarata e Alibeajt

Reforma në Drejtësi është një nga rastet, kur dështimi për të ngritur një sistem të pavarur drejtësie, në mënyrë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë, vuloset nga Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Me votën e Gent Ibrahimit, i cili përfaqëson interesat e Edi Ramës në organin më të lartë vendimmarrës për prokurorinë, në sistem është emëruar, në mënyrë antikushtetuese dhe pa veting, bashkëshorti i ish ministres së Edi Ramës, Ermonela Felaj.

Rasti i Bledar Valikajt, merita e vetme e të cilit është lidhja bashkëshortore me deputeten e Edi Ramës, përbën një provë skandaloze sesi organet e reja të drejtësisë shkelin kushtetutën për t’i shërbyer pushtetit të kryeministrit, përmes kapjes politike të çdo hallke të sistemit të drejtësisë.

Enmërimi i burrit të deputetes socialiste është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Reformës në Drejtësi në të paktën 2 pika.

1. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk e ka përfunduar këtë shkollë.2. Kushtetuta e detyron KLP të emërojë një prokuror vetëm pas përfundimit të vetingut. Burri i deputetes së Edi Ramës nuk ka kaluar në veting. Përdorimi politik i organeve të reja të drejtësisë dhe i vetingut shpjegon pse 63 përqind e shqiptarëve nuk besojnë më tek vetingu dhe pastrimi i sistemit të drejtësisë.

Shqiptarëve iu premtua se reforma në drejtësi do të zgjidhte problemet e mëdha të vendit: politikanët e korruptuar do të ndëshkoheshin, krimi do të merrte dënimin e merituar nga drejtësia e reformuar. E vetmja gjë që po ndodh është se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar po mbahen në sistem, politikanët e korruptuar dhe krimi i organizuar janë të paprekshëm dhe se sistemi i drejtësisë vazhdon të funksionojë vetëm për familjarët e pushtetarëve.

Nëse reforma në drejtësi u bë për të emëruar pa veting dhe në mënyrë antikushtetuese burrin e Ermonela Felajt, atëherë ajo ia ka arritur qëllimit. Edi Rama ka edhe një ushtar më shumë në drejtësinë e deformuar sipas interesave të tij.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e së premtes në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Koritë, ku ka humbur ...

16:00

(VIDEO) Aksident me 5 të plagosur në Milot

Dy makina janë përplasur kokë më kokë tek Ura e Zogut në Milot. Për pasojë 5 persona kanë mbetur të plagosur. Identiteti dhe gjendja e tyre nuk bëhet me dije...

15:14

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI