Flash

Lleshaj: Paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur

Lapsi.al 19 April 2019
Lleshaj: Paratë e grabitura në Rinas mund të jenë djegur

Ministri Sandër Lleshaj ka folur sërish për grabitjen në Rinas, ndërsa ka sqaruar se pse informacioni i parë për vrasjen e njërit prej grabitësve, Admir Murataj, erdhi nga Greqia.

Në një intervistë për emisionin “Repolitix”, Lleshaj u shpreh se policia hezitoi të bënte publike edhe faktet më ordinere, pasi sipas tij, çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim.

“Policia shqiptare heziton të bëjë publik edhe fakte ordinere sidomos në momentet e para, se çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim. Krijimi i një lloj mjegulle informacioni i shërben hetimit. Vendimi i policisë për të mos e ekspozuar menjëherë, ka qenë i dobishëm.

Ka qenë sulm i sinkronizuar në nivelin e sekondave, në kohë shumë të shkurtër, pak a shumë 5 minuta ka zgjatur grabitja, dhe 5 minuta ka zgjatur edhe arratia derisa grabitësit janë strukur në një tunel, ndërkohë që diku tjetër për të larguar vëmendjen e policisë i është vënë flaka diku më tej një furgoni të ngjashëm me grabitjen” - tha Lleshaj.

Ministri shtoi më tej se do të shkohet drejt arrestimit të autorëve, ndërsa sa i përket sasisë së parave të grabitura, Lleshaj tha se nuk mund të parashikojë ç’mund të jetë bërë më to, duke shtuar se mund edhe të jenë djegur.

“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real”, - pohoi ministri i Punëve të Brendshme.

Të këshilluara

Greqi, dy shqiptare kapen me drogë

Dy shqiptarë të moshës 39 dhe 40 vjeç janë arrestuar Chania të Kretës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk d...

19:05

Saimir Tahiri bëhet baba për herë të dytë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur në një postim, në instagram, vetë Tahiri, ku njofton gjithas...

19:01

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI