Flash

22 shqiptarët që do të garojnë në zgjedhjet lokale të Italisë

Lapsi.al 20 April 2019
22 shqiptarët që do të garojnë në zgjedhjet lokale

Shqiptarët e diasporës janë dalluar për një pjesëmarrje aktive në jetën politike të vendeve tyre pritëse. Në zgjedhjet lokale të Italisë që priten të zhvillohen me datë 26 maj, m dhjetëra shtetas shqiptar me nënshtetësi italiane, kanë vendosur të shpallin kandidaturat e tyre.

Lokalet i Italisë përkojnë në kohë me zgjedhjet që do të mbahen në çdo shtet anëtar të BE-së për ripozicionimi e forcave politike në Parlamentin Evropian. Pergjatë gjithë Italisë, gjenden të shpërndarë në listat e subjekteve të ndryshme politike 22 kandidatë të kombësisë shqiptare.

 

Mes tyre, evidentohet kineastja dhe përkthyesja Eva Meksi, e cila u vendos 28 vjet më parë në Bari, ku dhe ka vendosur të garojë si zyrtare vendore për të kontribuar në veprimtarinë komunitare të këtij qyteti. Po ashtu, vlen të veçohet avokatja e e specializuar në të drejtën e emigracionit, Uljana Gazidede, e cila ka ndjekur çështje të shumta në mbrojtje të emigrantëve në Itali.

Lista e plotë e kandidatëve shqiptarë:

Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja , Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj , Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi,Adela Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI