Flash

Vuçiç si Rama dhe Erdogan, organizon anti-miting ndaj protestuesve që kërkojnë largimin e tij

Lapsi.al 20 April 2019
Vuçiç si Rama dhe Erdogan, organizon anti-miting ndaj protestuesve

Dhjetëra mijëra vetë kanë demonstruar në kryeqytetin serb, Beograd në mbështetje të presidentit Vuçiq. Vetë presidenti kishte bërë thirrje për një protestë të tillë, si reagim ndaj protestave të vazhdueshme të opozitës.

“Ju falënderoj juve që na vlerësoni më shumë ne që duam të ndërtojmë një Serbi moderne e me dinjitet, se sa ata që duan ta rrezikojnë dhe shkatërrojnë", iu drejtua presidenti serb, Aleksandar Vuçiç demonstruesve që ishin mbledhur të premten në mbrëmje (19.04) për të shprehur përkrahjen për presidentin.

Demonstrues edhe nga qytetet fqinje

Qindra autobusë sollën pjesëmarrësit nga i gjithë vendi në Beograd, duke krijuar radhë me kilometra të gjata në qendër të qytetit. Edhe njerëz nga Bosnje-Hercegovnia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi duket se morën pjesë në miting.

Mediat e afërta me qeverinë bënë fjalë për 100.000 demonstrues, vëzhguesit e pavarur nuk kanë publikuar shifra.

Ndërsa mediat opozitare raportuan, se qytetet dhe rajonet kishin marrë porosi të qarta, se sa vetë duhet të mobilizonin për mitingun mbështetës të presidentit. Gati të gjitha komunat në Serbi kontrollohen nga partia e Vuçiçit, SNS.

Opozita bën thirrje për kundër demonstrata

Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për kundërdemonstrata. Që nga dhjetori kritikë të qeverisë dhe parti opozitare protestojnë në mënyrë të përjavshme kundër politikës së Vuçiqut. Ata kritikojnë kufizimin e lirisë së medias dhe krijimin e një klime të urrejtjes kundër opozitës dhe atyre që mendojnë ndryshe. Opozita e akuzon Vuçiqin për qeverisje gjithnjë e më autokratike dhe kërkon dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të reja, por nuk ka paraqitur një program të vetin.

Presidenti serb në fillim të karrierës së tij ka mbrojtur pozicione ultranacionaliste. Me kohë ai ndryshoi politikën e tij drejt një kursi liberal properëndimor, me shpresën e anëtarësimit të Serbisë në BE. Komisioni i BE kritikoi Serbinë së fundmi për kufizimet e lirisë së shtypit. Në Serbi ka pasur kërcënime, presione dhe dhunë kundër gazetarëve./DW

Të këshilluara

Ish-zv.kryeministrja padit Edi Ramën

Ish zv.kryeministrja teknike e PD-së gjatë marrëveshjes Rama Basha padit në gjykatë qeverinë shqiptare. Ledina Mandia e cila për disa muaj mbajti numrin dy të q...

09:59

Aksident i rëndë në Fushë Krujë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë-Milot. Një makinë tip ‘Benz’ është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.  Por policia dhe spi...

09:42

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI