Flash

Deputeti shqiptar ofron 1 mijë euro për restaurimin e katedrales "Notre Dame"

Lapsi.al 20 April 2019
Deputeti shqiptar ofron 1 mijë euro për restaurimin e katedrales

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Labinot Tahiri, ka vendosur të dhurojë një pjesë të pagesës së tij mujore, 1 mijë  euro, si kontribut për rindërtimin e katedrales “Notre Dame” në Paris, maja e së cilës u shkrumbua nga flakët në krye të kësaj jave.

“Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!”- shkruan në një postimi të tijin në “Facebook” Tahiri, i cili mes rreshtash shpjegon se ky akt humanitar është një shpagim ndaj Francës, që shërbeu si strehë e sigurt për prindërit e tij gjatë Luftës së Kosovës.

 

 

Sipërmarrës të shumtë dhe figura të botës së artit janë mobilizuar për restaurimin e një prej katedraleve më të hershme të Evropës. Deri më tani kontributet e derdhura kanë arritur shifrën e majme të 800 milionë eurove.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI