Flash

Thellohet përplasja, qeveria kërkon shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës

Lapsi.al 13 April 2019
Thellohet përplasja, qeveria kërkon shkarkimin e rektorit të

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar sot se ka vendosur të kërkojë shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Sipas Shahinit, Koni është shkaktar i mos zbatimit të ligjit të Arsimit dhe ngërçit të krijuar në Universitetin e Tiranës.

Ajo tha se do t’i kërkojë Presidentit të ta shkarkojë Rektorin e Universitetit të Tiranës.

“ Më ka bërë përshtypje që edhe publikisht, profesor Koni është ankuar për dekanët dhe pjesën administrative, por nuk ka ardhur kurrë me një kërkesë të mirëargumentuar që t’ia miratojmë shkarkimin e dekanëve.

Unë nuk kam në dorë asnjë mjet tjetër ligjor përveçse të pezulloj Rektorin e UT-së dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës, shkarkimin e tij.

Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet.

Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.

Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion.

Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar.

Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.

Të këshilluara

Kapet fieraku i dënuar për trafik femrash

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar më parë nga Gjykata e Durrësit me 15 vite burg, është kapur nga policia greke dhe është ekstraduar nga Athina për të vuajtur dën...

13:33

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI