Flash

Pse duhet të jeni sot në protestën e opozitës, Basha publikon një VIDEO

Lapsi.al 13 April 2019
Pse duhet të jeni sot në protestën e opozitës, Basha

Opozita do të protestojë sot për të tretën herë përpara Kryeministrisë në një tubim kombëtar. Protesta nis në orën 18:00 por ende s’ka informacion kur do të përfundojë. Kjo është hera e parë që opozita do të protestojë në mbrëmje. Kryetari Lulzim Basha ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një spot përmes së cilit bën thirrje për pjesëmarrje masive.

"Të shtunën, në orën 18:00, të gjithë në Tiranë! Për standarte të vërteta, për mirëqenie për çdo shqiptar, për shtëpine tonë, për fëmijët tanë, PËR SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!", shkruan Basha.

Forcat e policisë kanë marrë masa për protestën. Pritet që të angazhohen rreth 1 200 efektivë në ruajtjen e sigurisë në protestë. Gjithashtu kryeministria është rrethuar me gardh hekuri, ndërsa janë shtuar kamerat në bulevard para kryeministrisë dhe kuvendit. Po kështu shtyllat janë lyer me graso për të mos u ngjitur protestues.

Të këshilluara

Kapet fieraku i dënuar për trafik femrash

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar më parë nga Gjykata e Durrësit me 15 vite burg, është kapur nga policia greke dhe është ekstraduar nga Athina për të vuajtur dën...

13:33

ide

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI